Liqeni i Fierzës nuk mund të shërbejë si atraksion turistik, pasi bashkia e Kukësit e ka shndërruar në një vendepozitim mbetjesh urbane.
Bashkia e Kukësit nuk ka marrë leje mjedisore pranë Ministrisë së Mjedisit, për të ngritur landfillin në Muç Mamëz, plehrat qytetit hidhen ilegalisht.
Ky krim mjedisor duhet të gjobitet nga Inspektoriati Mjedisor. Mangësitë në shërbim kanë efekte negative në komunitet. Nga njëra anë, këto plehra cenojnë shëndetin e banorëve, nga ana tjetër pengojnë zhvillimin ekonomik. Por ky nuk është i vetmi landfill.
Një tjetër vendepozitim ngrihet në dalje të qytetit të Kukësit. Kësaj here, malet me plehra janë ngritur para varrezave të qytetit. Këto pamje e bëjnë bashkinë një landfill gjigand. Top Channel bëri një vëzhgim edhe në zonat periferike të bashkisë së Kukësit, në çdo fshat, gjetëm pirgje mbetjesh.
3 kontenierët që grumbullojnë mbetjet urbane, nuk shkojnë në çdo fshat, për këtë arsye banorët e zonës e gjejnë vetëm zgjidhjen, pasi plehrat hidhen në rrugë, u vendosët zjarri. Qytete si Kukësi bën që KE në progres raportin e vitin 2020 Shqipëria të cilësohet si vend i papastër.
Edhe pse qytetarët e Kukësit paguajnë taksën e pastrimit, shërbimi nga kjo bashki nuk ofrohet. Mbetjet urbane hidhen në rrugë, në parqe, brenda në qytet dhe në qendrat e fshatit. Nga ana tjetër, bashkia e Kukësit kërkon që të shtohet një tjetër landfill, ku mbetjet thjesht do të depozitohen dhe nuk do të trajtohen.
Top Channel