
25/02 09:55
Hungaria dhe Franca takohen në Grupin F në xhiron e fundit të rrethit të dytë në kuadër të Euro 2020.
Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që fillon në ora 15:00 në stadiumin ‘Puskas Arena’ në Budapest.
Hungaria është ende pa pikë dhe do të tentojë t’i befasojë Gjelat për t’i marrë tre pikët e para.
Në anën tjetër, Franca me një fitore do e siguronte kalimin në fazën e eliminimit direkt, e që janë favoritë në letër.
Formacionet shartuese:
Hungari: Gulacsi, Szalai, Fiola, Orban, Nagy, Ad. Szalai, Kleinheisler, Sallai, Botka.
Francë: Lloris, Pavard, Kimpebe, Varane, Pogba, Griezmann, Mbappe, Kante, Rabiot, Digne, Benzema.
Top Channel