Ashtu siç ndodh rëndom, kapriçot e motit, kanë dëmtuar rëndë fermerët.

Kanë mjaftuar 20 minuta stuhi breshëri që në fshatin Muçan të Elbasanit të mos mbetet më asgjë. Pemëtaria e të mbjellat e stinës janë shkatërruar tërësisht.

6 hektarë vreshta, duhan e prodhime të tjera këtë vit u shkatërruan plotësisht.

Shumica e fermerëve nuk e sigurojnë prodhimin e tyre. Ata thonë se mungesa e informacionit, por edhe mundësitë ekonomike kanë të pakta.

Me sytë nga qielli, çdo vit fermerët shpresojnë në mot të qëndrueshëm. Mjafton pak breshër, ngricë apo përmbytje që puna e një viti të shkatërrohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA