25/11 16:26
“Ai është mirë. Tani jemi këtu dhe na duhet vetëm pak pushim dhe qetësi “, kështu tha Sabrina, gruaja e Christian Eriksen për La Gazzetta dello Sport.
Eriksen tani do të duhet të bëjë disa hapa në të njëjtën kohë për t’u përpjekur dhe të kthehet në një lloj normaliteti. Numri 10 i Danimarkës do të jetë me siguri në Milano në muajin korrik dhe atje do të marrë një vlerësim të situatës me stafin mjekësor.
Eriksen do të kalojë nëpër të gjitha provimet e nevojshme dhe pastaj ai do të vendosë se çfarë të bëjë. Për momentin, nuk është planifikuar asnjë udhëtim nga menaxhmenti i Interit. Eriksen do të qëndrojë i qetë në vilën e tij në Odense.
Top Channel