Bashkëpunim, Tiranë-Athinë/ Kryebashkiaku grek pritet nga Veliaj dhe merr Çelsin e Tiranës

19/06/2021 14:39

Pas lajmit për hapjen e kufirit me Shqipërisë dhe Greqisë ,kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është takuar me homologun e tij në Athinë Kostas Bakoyanis.

Kryebashkiaku Veliaj shprehu bindjen se marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të mira se ç’ishin dje, teksa shton se nesër do jenë akoma më të mira se ç’janë sot. Biseda e tyre u fokusua në bashkëpunimin ndërmjet dy kryeqyteteve për të nxitur më tej zhvillimin në fusha të ndryshme.

“Propozimet që patëm sot për të bashkëpunuar në turizëm, për të bashkëpunuar tek rinia, tek teknologjia, për të bashkëpunuar dhe në çështjet sociale sidomos teksa ne ngrihemi nga pandemia me shumë probleme sociale, me njerëz që mund të kenë humbur punën, me njerëz që kanë pasur humbje në familje, me njerëz që mund të kenë humbur banesën”,

Bakoyannis: “Të bashkëpunojmë me të njëjtin vrull siç po transformohet Tirana”

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Athinës, Bakoyannis falenderoi tha se vëren se Tirana po transformohet dita-ditës me hapa të shpejtë.

“Në Athinë kemi një prezencë të madhe të diasporës shqiptare, të emigrantëve shqiptarë aty, që përbëjnë një pjesë përbërëse të jetës së qytetit tonë. Ne kemi detyrimin të ecim përpara me guxim dhe vendosmëri. Jo në teori, jo me fjalë, por me vepra. Të bashkëpunojmë me të njëjtin vrull me të cilën shoh se si transformohet qyteti i Tiranës. Me të njëjtin vrull që edhe ne dëshirojmë që ta transformojmë qytetin e Athinës dhe tani kemi rastin të bashkojmë forcat”.

Bakoyanis ftoi Veliajn të vizitojë Athinën .Veliaj i dhuroi çelsin e Tiranës ndërsa Bakoyanis Perendeshën e Athinasë simbol i dijes dhe mençurisë në shenjë mirënjohjeje.

Top Channel