Amerikania e vrarë me thikë në Rusi ishte ish-marinse, një i dyshuar i arrestuar (fotot)

19/06/2021 16:40

Qytetarja amerikane Catherine Serou 34-vjeçe, e cila kishte shërbyer më parë në ushtrinë e SHBA dhe kishte studiuar legjislaturë në Rusi, është gjetur e vdekur sot në qytetin rus të Nizhny Novgorod. Një i dyshuar për vrasjen e supozuar me thikë, është ndaluar nga autoritetet.

Gruaja nga Kalifornia ishte shpallur e humbur prej të martës në një fshat pranë Nizhny Novgorod, rreth 420km në lindej të Moskës. Serou po studionte për një master legjislature në universitetin e Lobachevsky me qëllim të bëhej zyrtare emigracioni.

Para se të vendosej në Rusi tre vjet më parë ajo kishte shërbyer me Marinën e SHBA dhe raportohet se kishte kryer një mision në Afganistan, raportonte miku i saj Aleksandr Tokarev, i cili foli me mediat ruse. Sipas rrjetit Tsargrad TV, ajo nuk preferonte të fliste për këtë, por kishte në trup tatuazhe me vendndodhjen e dislokimit të saj atje.

Serou kishte dërguar atë që do të ishte mesazhi i fundit për nënën e saj, ku thuhej: “Jam në makinë me një të huaj, shpresoj të mos më rrëmbejnë”.

Zyrtarët të policisë dhe vullnetarë të shumtë kishin nisur kërkimet në zonën ku gruaja fatkeqe jetonte deh në vendin ku ishte dhënë sinjali i fundit nga celulari i saj.

Pas kërkimeve të shumta në zona pyjore, trupi i Serou u gjet sot, raportonin autoritetet ruse, duke shtuar se kishte pësuar disa plagë thike.

34 vjecarja amerikane Catherine Sirow, e zhdukur nje dite me pare ne Nizhny Novgorod, eshte gjetur e vrare, sipas mediave nga i dyshuari Aleksey P. banor ne Bor, i cili dyshohet gjithashtu se e ka perdhunuar.

Policia tha se ka ndaluar një të dyshuar të paemëruar pas zbulimit të imazheve të viktimës në sediljen e makinës nga kamerat e sigurisë rrugore. I ndaluari raportohet se ka dënime të mëparshme, teksa mësohet se mes tyre ka edhe vrasje e përdhunime.

Sipas rrjetit Nizhny_life i dyshuari kishte pasur edhe më parë kontakte me gruan e cila e kishte kërcënuar se do ta raportonte në polici.

Ish-marinsja u kishte thënë miqve të saj se planifikonte të jetonte në Rusi, ku ajo merrte pensionin ushtarak nga SHBA dhe jepte mësime anglishteje.

Asaj i pëlqente shumë këtu, nuk i pëlqenin njerëzit në Kaliforni,” tha një mike e të ndjerës.

Hetimet vazhdojne.

FOTO GALERI
1/3
43 vjecarja amerikane Catherine Sirow, e zhdukur nje dite me pare ne Nizhny Novgorod, eshte gjetur e vrare

Top Channel