Sot përballen Anglia dhe Skocia/ Në mbrëmje Kroacia pret Çekinë

18/06/2021 15:09

Mbrëmjen e sotme do të zbresin në fushë sërish 6 skuadra të kampionatit europian ku njëra prej sfidave është ajo mes Suedisë dhe Sllovakisë e cila luhet në këto momente ndërkohë që më pas në orën 18:00 do të jetë një përballje mjaftë interesante mes Kroacisë nënkampione të botës dhe Çekisë.

Në ndeshjen e parë kroatët janë mundur nga skuadra që është pretendentja kryesore e grupit C për kualifikim si Anglia duke mbetur në fund të grupit me 0 pikë ndërkohë që skuadra Ceke mori pikët e para ndaj Skocisë të cilën e mundur me shifrat 2-0. Një fitore e sotme për ta do të thotë kualifikimi për në fazën tjetër thuajse i sigurt.

Ndërsa në mbrëmje zbresin në fushën e blertë 3 luanët e Southgate përball Skocisë një ndeshje e lehtë në letër për Anglinë e cila këto ndeshje i zhvillon në të gjitha në Wembleu dhe ky është një fat i madh për ta, të kenë mbështetësit e tyre në për tribuna.

Mbrëmjen e sotme priten të jenë rreth 65 mijë tifozë në stadiumin legjendar britanik për ndeshjen ndaj Skocisë e cila takimin e parë të grupeve e ka humbur dhe ky është një tjetër shans për ta për të mbajtur shpresat gjallë për më tej edhe pse duket shumë e vështirë.

Top Channel