Sindikata e Taksive në Sarandë drejton problemin në Top Channel: Na kanë ndryshuar vendqëndrimin, po hasim probleme me qytetarët

18/06/2021 10:29

Njëri prej anëtarëve të Sindikatës së Taksive në Sarandë ka raportuar për redaksinë e Top Channel një problem.

Sipas tij stacioni i qëndrimit të taksive në qytetin bregdetar është zhvendosur dhe kjo ka krijuar probleme me qytetarët,të cilët nuk kanë ku kalojnë.

Përmes Top Channel ai kërkon që të zgjidhet si problem dhe të ketë një reagim nga ana e autoriteteve.

“Përshëndetje Top, na duhet një numër kontakti për të folur me ju për një problem që kemi si sindikatë e taksive në Sarandë. Një muaj më parë e kemi pasur vendqëndrimin këtu ku nuk pengojmë asgjë. Tani na kanë zëvendësuar këtu që na kanë hapur shumë probleme me qytetarët. Ju lutem është problem serioz”, shkruan një qytetar.

Top Channel