Gazmend Braka ose i njohur si Gaxha i dënuar me burg përjetë i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal në zemër .

Burime për Top Channel bëjnë me dije se pas kësaj ai do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni.

Prej gati  më shumë se 20 vite, një prej personazheve të njohur të botës së krimit ai qëndronte i mbyllur në qeli. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për një seri vrasjesh në qytetin e Vlorës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Është një nga të dënuarit, i cili ka tentuar të paktën tre herë të arratiset. Hera e fundit është ajo e vitit 2005, ku tentoi të largohej nga burgu 302 përmes një tuneli. Ndërkohë që, familja e tij mësohet se nuk jeton në Shqipëri, por në Gjermani. Gazmend Braka është babai i tre fëmijëve.

Ai u arrestua në vitin 1997 për kryerjen e një sërë krimesh në emër të organizatave kriminale, me bazë në qytetin Vlorës. Banda e drejtuar prej tij ishte me qendër në Cerkovinë, ndërsa krimet kryheshin në mënyrë të organizuar në të gjithë qytetin. Në Vlorë u krijuan disa grupe kriminale, me të cilat Gaxhai ishte në rivalitet. Kundërshtari më i madh për të ishte banda e ngritur dhe drejtuar nga Zani Çaushi.

Në grupin e Gaxhait bënin pjesë: Armando Sulejmani, Sokol Sinomati, Edmond Leskaj, Gazmend Nebiu. Këta të fundit morën të gjithë nga një dënim me 25 vite burg. Që nga momenti kur Gaxhai u dënua me vendim të formës së prerë, emri i tij është përmendur shumë rrallë në media

FOTO GALERI
1/3

Top Channel