FOTO/ Me birra dhe qofte, adhuruesit e sportit shijojnë sfidën Angli-Skoci në ‘Tirana Fan Zone’

18/06/2021 21:56

Sfida mes Anglisë dhe Skocisë ka mbledhur adhuruesit e futbollit në sheshin “Skënderbej” për të shijuar sfidën e raundit të dytë të Grupit D në EURO 2020.

Teksa ndjekin sfidat e futbollit në “Tirana Fan Zone”, qytetarët shijojnë mbrëmjen me shoqërinë, të afërmit apo familjarët. Në pjesën më të madhe të tavolinave, nuk mungojnë gotat e birrave dhe qoftet, të cilat preferohen më shumë se gjithçka tjetër në një mbrëmje sporti.

Nëpërmjet një ekrani gjigant të vendosur në qendër të sheshit, por edhe në shoqërinë e aktiviteteve të ndryshme, duket se të gjithë po shijojnë hapjen e Tiranës pas masave në kuadër të Covid 19.

Ndërkohë, pas fitores ndaj Kroacisë, kombëtarja e “3 Luanëve” do të synojë triumfin për të siguruar një biletë për raundin tjetër.

 

FOTO GALERI
1/73

Top Channel