300 kilogramë lëndë e dyshuar kokainë është sekuestruar sot në Portin e Durrësit, në një kamion që kishte hyrë transit nga Maqedonia e Veriut.

Në bazë të dyshimeve të krijuara nga Task Forca, është kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë në dalje një kamioni transit me targa të Maqedonisë së Veriut dhe si rezultat u evidentua kokaina.

Shoferi i arrestuar është Nazif Ajroski, por mësohet se paraprakisht para grupit hetimor të ketë thënë se nuk ka dijeni për ngjarjen. Po ashtu ai ka shtuar se është shofer që bën transport ndërkombëtar të materialeve të ndërtimit dhe se nuk ka lidhje me lëndën narkotike.

Dyshohet se droga që do të kalonte transit nga Shqipëria kishte si destinacion veriperëndim të Italisë, për t’u hedhur më tej në tregun e narkotikëve.

FOTO GALERI
2/19

Top Channel