“E mban mend këtë natë?”/ Ronaldihno kujton si “turpëroi” Sergio Ramosin në fushë, ja si i përgjigjet ai

18/06/2021 21:43

Pas 16 sezonesh me fanellën e Los Blancos, Sergio Ramos rrëfeu mes lotësh largimin nga Real Madridi.

I transferuar te Reali i Madridit në verën e 2005-ës, Sergio Ramos ka fituar gjithçka me Los Blancos gjatë këtyre 16 sezoneve, duke nisur nga 5 triumfe në La Liga, e për të vijuar me 4 në la Liga, 4 Botërore Klubesh, 3 Superkupa Europe, 2 Kupa Mbreti dhe 4 Superkupa Spanje.

Gjatë 16 sezoneve Sergio Ramos ka zbritur në fushë plot 671 herë me fanellën e Realit të Madridit dhe ia ka dalë të shënojë 101 gola e të asistojë 40 të tjerë, ndërsa prej disa sezonesh ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit të skuadrës.

Gjatë të gjithë karrierës, është përballur me lojtarë të mëdhenj, mes të cilëve është edhe Ronaldinho. Me anë të një postimi në Tëitter, Ronaldinho i ka kujtuar driblimet që bëri përballë Sergio Ramos dhe finalizoi me gola spektaklin e tij, madje duke u duartrokitur edhe nga tifozët madrilenë në Bernabeu.

“Hej Sergio , e mban mend këtë natë?”, ishte postimi i Ronaldinho, të cilit nuk i ka munguar përgjigja e Ramos.

“E mbaj mend por pak muaj më vonë ndodhi kjo”, shkroi Ramos në një fotografi kur festojnë ngritjen e kupës së Spanjës.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel