Foto ilustruese

Një 32-vjeçar nga Bulqiza tentoi të vriste veten, por familjarët arritën të ndërhyjnë në kohë.

Të afërmit kanë njoftuar ambulancën dhe e kanë dërguar menjëherë në spital. Gjendja shëndetësore e shtetasit, identiteti  i të cilit nuk bëhet i ditur, paraqitet e rënduar, ndërsa njoftohet se mund të transportohet me helikopter drejt Tiranës.

Në vendngjarja ka mbërritur dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel