41 vjeçarin Arbër Çekaj nuk e ka ndihmuar asnjë nga alibitë sipas të cilave ai kërkoi gjatë dy viteve që të lirohej.

As pretendimi se një grup i fuqishëm kriminal ka shfrytëzuar kompaninë e tij dhe ka trafikuar ngarkesat me kokainë dhe as insistimi se është i pafajshëm.

Ai u shpall fajtor dhe u dënua aq sa e kishte dënuar edhe një gjykatë më e ulët me 14 vite burgim, teksa fajtorë u gjetën nga apeli si shoferi dhe magazinieri.

Nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës Arber Çekaj, Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj u dënuan në total me 23 vite burgim. Dënimin më të rëndë e mori Çekaj që sidoqoftë përfitoi nga gjykimi i shkurtuar ashtu si edhe Lushaj dhe Pezaku të cilët e kishin apeluar vendimin duke kërkuar pafajësi.

Përveç tyre gjatë hetimeve, SPAK nuk zbuloi asnjë partner tjetër në trafikun e ngarkesës më të madhe të kokainës prej 613 të kapur në vendin tonë e cila u dërgua nga Kolumbia e fshehur në pakot e bananeve.

Antidroga lejoi udhëtimin e ngarkesës deri në magazinën e kompanisë Arbri Garden që gjendej në Maminas ku dhe kreu ndërhyrjen në shkurt 2018 që solli me pas arrestimin në Gjermani dhe ekstradimin në Tiranë të Çekaj.

Top Channel