Dembele kthehet në “orbitën” e Manchester United, edhe Juvja…

17/06/2021 22:21

E ardhmja e Ousmane Dembélé është çështjet e pazgjidhura te Barcelona.

Drejtuesit e klubit “blaugrana” kanë nisur bisedimet me përfaqësuesit ligjorë të francezit për rinovimin e kontratës, me aktualen që përfundon pas një viti. Gjithsesi, lëvizjet e “katalanëve” po bëhen të kujdesshme, duke marrë në konsideratë faktin që Dembele është një tip i paparashikueshëm brenda dhe jashtë fushave të blerta.

Vullneti i Barçës është që të zgjasë kontratën e Dembélésë, por konteksti ekonomik e bën të vështirë përmirësimin e pagës së tij. Francezi mund të presë për të vlerësuar ofertat e tjera nga klubet që janë të gatshme ta kënaqin ekonomikisht.

Një nga skuadrat që synon shërbimet e 24-vjeçarit është Manchester United. Në fakt, “Djajtë e Kuq” patëm interes serioz për të edhe vitin e kaluar, por nuk u arrit marrëveshje me lojtarin. “The Sun” shpjegon se drejtuesit e Manchester United pop resin se çfarë do të ndodhë me Jadon Sanchon, në rast se nuk arrihet marrëveshja me Dortmundin për sulmuesin anglez, atëherë do të formulohet një ofertë e re për Dembelenë.

Përveç klubit anglez, për sulmuesin e Barçës ka shfaqur interes edhe Juventusi, i gatshëm për t’i ofruar francezit kontratë pesëvjeçare me të njëjtën pagë që ai merr te katalanët./SuperSport/

Top Channel