Në Gjenevë të Zvicrës përfundoi samiti midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Lajmi u konfirmua nga zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë. Bisedimet midis dy presidentëve zgjatën rreth katër orë dhe u zhvilluan në dy runde.
Presidenti rus i ka quajtur bisedimet “shumë konstruktive” dhe tha se nuk mendonte se kishte ndonjë “armiqësi”.
Ai thotë se të dy palët kanë rënë dakord të kthejnë diplomatët e dëbuar nga vendet e njëri-tjetrit.
Ai gjithashtu tha që ata kishin diskutuar Ukrainën që ndoshta të bashkohej me aleancën e NATO-s – diçka që ai tha “ne e prekëm”.
I pyetur nga një reporter në lidhje me sulmet kibernetike midis Rusisë dhe SHBA, Presidenti Putin tha se ai dhe Biden ishin “angazhuar për diskutime” mbi sigurinë kibernetike.
“Ne besojmë se hapësira kibernetike është jashtëzakonisht e rëndësishme” për të dy vendet, tha ai, duke treguar një sulm të fundit ndaj një sistemi tubacioni amerikan të naftës në Teksas dhe një sulm ndaj një sistemi shëndetësor në Rusi.
Top Channel