“Pas 10 vitesh do thonë e kam bërë unë”/ Andi Lila flet për kulmin e karrierës, i bën thirrje Sadikut të mos mërzitet: Bëj shaka!

16/06/2021 23:01

Andi Lila ishte i ftuar në “Top Arena”, ku foli për kulmin e karrierës së tij dhe përmendi kampionatin europian të vitit 2016.

Golin e parë e shënoi Armando Sadiku, ndërsa Lila tha se pas 10 vitesh do thonë se e shënoi ai. Këtë e kaloi me të qeshur duke i thënë Sadikut që të mos mërzitet.

“Kampionati europian Euro 2016 ishte kulmi i karrierës time. Të gjithë që harrojnë se golin e shënoi Sadiku, do thonë pas 10 vitesh se e bëri Andi Lila. Armando bëj shaka, se ai e merr mërzitet”, tha Lila.

Sa i përket trajnerëve, zbuloi se ka pasur raporte tepër të mira me Gianni de Biasin.

“Kam pas raporte të mira me Biasin se më fuste në formacion. Kur nuk më fuste, kisha raporte të këqija”, tha Lila.

Në përfundim, duke iu referuar ngjarjes së futbollistit Eriksen që pësoi arrest kardiak në fushë, Lila i bëri thirrje fizioterapistëve që të mos marrin rrezikun e mjekëve dhe sportistëve që të bëjnë kontrolle cdo 6 muaj.

Top Channel