Parashutisti proteston para ndeshjes Francë-Gjermani/ Plagos disa persona, futbollistët e neutralizojnë

16/06/2021 15:39

UEFA ka thënë se disa persona janë duke u trajtuar në spital për dëmtime të shkaktuara nga një protestues, i cili u hodh me parashutë në Allianz Arena të Mynihut përpara fitores së Francës 1-0 ndaj Gjermanisë në Euro 2020 .

Parashutisti goditi kabllot e një kamere të sipërme, të vendosur në çatinë e stadiumit. UEFA e quajti një veprim “të pamatur dhe të rrezikshëm”, ndërsa shtoi se “autoritetet e ligjit duhet të ndërmarrin veprimet e nevojshme. Ky akt i palogjikshëm shkaktoi dëmtime te disa njerëz, që po ndiqnin ndeshjen, të cilët tani janë në spital”.

Incidenti ndodhi pak para fillimit të ndeshjes, kur skuadrat po bënin nxemjen në fushë. Parashuta e protestuesit kishte parullën ” “KICK OUT OIL” dhe “Greenpeace” të shkruar mbi të.

Ai rrëshqiti mbi stadium dhe duket se humbi kontrollin, pasi u ngatërrua me kabllot televizivë të ARD. U largua nga zona e fushës së lojës drejt tribunës kryesore dhe bëri fresk mbi kokat e spektatorëve.

Parashutisti arriti të ulej në fushë dhe lojtarët e Gjermanisë, Antonio Rudiger dhe Robin Gosens, ishin të parët që iu afruan për ta neutralizuar, me frikën se mos kishte qëllime të këqija.

Top Channel