Ofendoi rëndë futbollistin shqiptar/ Marko Arnautoviç dënohet nga UEFA me një ndeshje pezullim

16/06/2021 15:04

Futbollisti i Austrisë me origjinë serbe Marko Arnautoviç është dënuar nga UEFA me 1 ndeshje pezullim nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA për shkak të ofendimeve me bazë raciste ndaj futbollistëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Sulmuesi i Austrisë shënoi golin e 3-të në fitoren 3-1 ndaj Maqedonisë pak ditë më parë. Gjatë festës për golin e shënuar, ai shau nga nëna futbollistin shqiptar Ezgjan Alioski dhe jo vetëm.

Maqedonia e Veriut kërkoi nga UEFA që të dënonte lojtarin për veprimin dhe menjëherë u hap një hetim, që pasoi me pezullimin me një ndeshje.

Arnautoviç humbet kështu sfidën e dytë, atë ndaj Holandës ditën e nesërme.

Pamjet televizive treguan se shoku i tij i ekipit David Alaba po përpiqej ta ndalojë të flasë, teksa lojtarët austriakë festojnë golin.

“Unë do të doja të them një gjë shumë qartë: Unë nuk jam racist. Nëse dikush është ofenduar, kërkoj falje” tha Arnautoviç pas ndeshjes, por kjo për UEFA-n është e pavlerë.

 

Top Channel