Ish konkurrentët e ‘Për’Puthen”, Andi dhe Melisa janë një prej dysheve më të përfolura që prej daljes së tyre nga emisioni.

Mirëpo, një shprehje e publikuar sot nga Melisa i ka bërë të gjithë të dyshojnë se ata mund t’i kenë dhënë fund lidhjes së tyre. Ajo ka postuar në Instagram një thënie ku shkruhet se duhet ta pranosh se je i vetëm në botë dhe se mund të mbështetesh vetëm tek vetja për çdo gjë.

Këto fjalë i vunë fansat në dyshime, por Andi i ka hedhur menjëherë poshtë këto zëra! Ai ka postuar në rrjetin social Instagram një foto me Melisën dhe bashkangjitur shkruan: ‘As vdekja nuk mund të ndajë’.

Dhe sigurisht që nuk ka munguar as një koment tepër romantik nga ana e Melisës. “Foto pasaporte për Amel kjo. Deri në përjetësi zemër”, shkruan ajo.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA