Një shkarkim i pritshëm nga detyra prej  KQZ-s,  për fshehje dënimi në formularin e dekriminalizimit nga kryebashkiaku socialist i Mallakastrës Qerim Ismailaj,  do ta çojë në 6 numrin e bashkive në vend pa kryetar bashkie.

Siparin e problemeve për kryebashkiakët socialist e hapi Valdrin Pjetri  i zgjedhur në krye të Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e 30 qershorit, por u zbulua se ai nuk kishte deklaruar një dënim në Itali.

Po për të njëjtën arsye edhe kryebashkiaku Vorës Agim Kajmaku la zyrën dhe po hetohet për falsifikim të  falsifikimit të formularit të dekriminalizimit.

Kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako pas një gafe në një prononcim pas tërmetit të  26 nëntorit të vitit 2019 dha dorëheqjen, duke u zëvendësuar prej  Zhuljen Varfajt i cili edhe ai për arsye shëndetësore do të dorëhiqej.

Dibra është një tjetër bashki pa kryetar si pasojë e dorëheqjes të Dionis Ymerajt i cili kandidoi në zgjedhjet e 25 Prillit.

Sakaq prej Shkurtit 2020 Rrogozhina mbeti  pa kryebashkiak pas ndarjes nga jeta të të parit të kësaj bashkie Haxhi Molla.

Afrim Krasniqi Drejtor i Institutin të Studimeve Politike në një prononcim për Top Channel shpjegon se cili mund të jetë mekanizmi zhbllokues i kësaj situate.

Afrim Krasniqi: Mekanizmi është ligjor është parashikuar nga ligji. Menjëherë sapo lirohet vendi vakant do të duhet që ministri brendshëm të informojë KQZ dhe KQZ të informojë presidentin e republikës dhe menjëherë presidenti nxjerr dekretin dhe pas 45 ditësh duhet të kishim zgjedhje të parakohshme dhe kështu është vepruar në të shkuarën. Kemi patur 30 raste me kryetar bashkishë dhe komunash.  Në rastin aktual kemi dy ngërçe ligjore së pari kemi një kryetar bashkie që  vazhdon detyrën nga mandati kaluar dhe se kushtetuta e parashikon që mandati është 4 vjet, së dyti kemi kryetar që lirohen nga detyra për shkak të dekriminalizimit apo dorëheqjeve ndërkohë që presidenti republikës nuk e ka njohur legjitimitetin e tyre dhe për pasojë çështja është në gjykim në Gjykatë Kushtetuese. Në kushte normale kjo do ishte zgjidhur në tavolinë. Në kushtet e Shqipërisë në kushte të jashtëzakonshme kur maxhoranca kërkon shkarkim të presidentit dhe çështja është në Gjykate Kushtetuese ku po gjykohet edhe dekreti presidentit por edhe vetë presidentin ne duhet të presim vendimin e gjykatës kushtetuese të paktën për zgjedhjet vendore dhe shpresojmë që në shtator ose tetor të shpallen zgjedhjet e reja në këto 6 bashki.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA