Franca do të shfuqizojë detyrimin për veshje të maskës në ambiente të jashtme dhe do të heqë orën policore, e cila zgjat tash e tetë muaj, si masë për frenimin e koronavirusit

Vendimi për maskën vlen nga nesër, ndërsa për orën policore nga e diela.

Kryeministri Jean Castex tha se situata në Francë është duke u përmirësuar shumë më shpejt sesa pritej dhe se francezët janë duke përjetuar “një kthim në jetën normale”.

Castex tha se është “lajm shumë i mire” që ora policore do të hiqet 10 ditë më herët sesa planifikohej.

Veshja e maskës do të mbetet e detyrueshme vetëm në vende të mbushura me njerëz, të tilla si tregjet në rrugë dhe stadiumet, tha ai.

Franca, javëve të fundit, është duke regjistruar mesatarisht 3,900 raste me koronavirus në ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA