Depay del hapur: Dua të luaj për Koemanin, prisni dhe pak…

16/06/2021 16:17

Memphis Depay është gjithnjë Barcelonës.

Sulmuesi 27-vjeçar holandez është shfaqur hapur, duke deklaruar me zë të lartë se dëshiron të punojë sërish me Ronald Koemanin, nën urdhrat e të cilit ishte edhe te Holanda deri një vit më parë.

“Të gjithë e dinë që kam qenë i lidhur me Barçën për një kohë dhe që dua të luaj për Ronald Koemanin. Të gjithë e dinë që ka bisedime dhe mendoj se së shpejti do të kemi lajme në këtë drejtim. Duhet të presim, por do të thosha që së shpejti do të mësojmë diçka përfundimtare,” – deklaroi fillimisht sulmuesi, kontrata e të cilit me Olympique Lyonin skadon më 30 qershor.

Klubi “blaugrana” për punë ditësh pritet të dalë me njoftimin zyrtar për afrimin e Depay-t.

Top Channel