Ç’po ndodh? Alarm për bombë pak para ndeshjes Itali-Zvicër

16/06/2021 19:10

Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë të gjithë policinë e Romës, ndërkohë që për pak pritet të nisë ndeshja Itali-Zvicër.

Alarmi është dhënë vetëm pak minuta më parë, në sheshin “Mazzini”, shumë pranë stadiumit ‘Olimpico’, ku dhe pritet të luhet ndeshja mbrëmjen e sotme.

Policia ka dalë në terren dhe po kryhen kontrolle. Për momentin qarkullimi në këtë zonë është ndaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA