Veprimi i papritur në konferencë, Cristiano Ronaldo largon Coca-Cola nga tavolina: Ujë më mirë

15/06/2021 08:54

Portugalia luan takimin hapës me Hungarinë në Kampionatin Evropian të martën pasdite në Grupin F

 

Cristiano Ronaldo dhe trajneri Fernando Santos dolën në konferencë për media, për të treguar objektiva e tyre ndaj hungarezëve dhe për të folur për pjesën tjetër të ekipit.

Por, derisa po zinin vendet e tyre, ylli i Portugalisë bëri një veprim që pak kush e ka pritur, mirëpo edhe që dëmtoi një imazh, atë të Coca Colas.

Lojtari 36-vjeçar u ul në vendin e tij para gazetarëve, ndërsa vendosi t’i largonte dy shishet e Coca Colas që ishin të vendosur në tavolinë.

Anëtari i Juventusit më pas iu drejtuar përfaqësuesve të medias se ata nuk duhet të pinë pije të gazuara, por më shumë ujë.

Edhe në të kaluarën kemi parë gjëra të përafërta, me Cristiano Ronaldo Junior që ka bërë të ditur se pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk e lejon të konsumojë pije të gazuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA