Shorti i Conference League/ Tre skuadrat shqiptare mësojnë kundërshtarët në raundin e parë

15/06/2021 19:59

Këtë vit, nis rrugëtimin kompeticioni më i ri i UEFA, Conferencë League, një eveniment që do të ulë siparin e saj pikërisht në Tiranë në Air Albania Stadium me finalen e 25 majit të vitit të ardhshëm.

Kategoria Superiore do të përfaqësohet nga 3 skuadra në këtë kompeticion; Vllaznia, Partizani, Laci, të cilat këtë të martë mësuan emrat e kundërshtarëve të tyre në raundin e parë kualifikues në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës.

Kështu, Vllaznia që rinovoi kontratën me trajnerin Brdaric edhe për një sezon tjetër, do të përballet në raundin e parë kualifikues të këtij kompeticioni të ri me Shiroki Brijeg të Bosnjes, me skuadrën nënkampione të vendit që do të kërkojnë që të kalojnë raundin e parë të këtij kompeticioni.

Përsa i përket Partizanit, të Kuqve u ka rënë për pjesë në këtë kompeticion të ri skuadra moldave e Sfintul Gheorghe, një sfidë kjo që në letër duket e kalueshme për kryeqytetasit. Po kështu, edhe Laçi ka mësuar emrin e kundërshtares së tij që është pikërisht ekipi malazez Podgorica. Ndeshjet e para të raundit të parë kualifikues të Conference League do të luhen në 8 korrik, ato të kthimit në 15 korrik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA