Sherr për një maskë në supermarket/ Vdes punonjësja, plagosen 2 të tjerë pas mosmarrëveshjes

15/06/2021 09:27

Një konflikt për një maskë në një dyqan ushqimore shkaktoi një të shtëna me armë zjarri që mori jetën e një punonjësi dhe plagosi dy persona të tjerë.

Mes tyre ishte Sherifi i Qarkut DeKalb Melody Maddox. Personi i armatosur hyri në një supermarket në Atlanta, Georgia, ku nisi një debat me arkëtaren për mbajtjen e maskës së fytyrës.

I dyshuari më pas qëlloi punonjësen dhe ajo vdiq saj, tha Maddox në një konferencë shtypi të hënën.

Një tjetër punonjës në dyqan qëlloi mbi të dyshuarin, i cili u kthye menjëherë drejt tij duke qëlluar sërish. Të dy u plagosën dhe u dërguan në spitalet lokale.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për këtë incident.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA