Listës së “viktimave” të bullizmit nga Chrissy Teigen i është shtuar edhe dizenjuesi Michael Costello. Pas modeles Courtney Stodden, e cila foli publikisht si një nga personat që bashkëshortja e John Legend ka tallur në të kaluarën, edhe ish-pjesëmarrësi në “Project Runway” ka treguar përmes një deklarate në Instagram se prej saj ka dashur të vrasë veten.
“7 vitet e fundit kam jetuar me një traumë të thellë e të pashëruar. Doja të vrisja veten dhe jam ende i traumatizuar, me depresion dhe kam mendime vetvrasjeje”,tha ai teksa theksoi se Teigen e ka bullizuar që në vitin 2014.
Në këtë reagim ai pretendon se Teigen dhe stilistja e saj, Monica Rose u përpoqën të shkatërronin karrierën e tij duke e cilësuar si “racist”.
“Si rezultat i asaj që Chrissy Teigen më bëri në 2014, nuk jam mirë. Unë mund të mos jem kurrë në rregull, por sot vendos të them të vërtetën time. Thjesht dua që njerëzit të kuptojnë se edhe unë jam njerëzor dhe ky ishte trajtimi më çnjerëzor që është bërë ndonjëherë nga dikush që ka parë dekada duke punuar fort, duke ndërtuar një markë, të shkërmoqet nga një koment”, shkroi ai.
Stilisti gjithashtu ndau dhe disa biseda me modelen në Instagram, ku ndër të tjera ajo i shkruante:
“Racistët si ju vuajnë dhe meritojnë të vdesin. Ju mund të dëshironi të vdisni. Karriera juaj ka mbaruar, vetëm shikoni.”
Top Channel