Mbi 848 mijë vaksinime antiCOVID nga fillimi i fushatës, rreth 6 mijë në 24 orët e fundit

15/06/2021 21:38

Ditën e sotme janë kryer 5.895 vaksinime antiCovid në vendin tonë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja Manastirliu, përmes një postimi në rrjete sociale.

Procesi i vaksinimit po ecën me ritme të shpejta, ndërkohë që, nga fillimi pandemisë janë kryer 848.430 vaksinime.

Një tjetër lajm i mirë është se Vlora është qarku i parë ku nuk ka më raste aktive me koronavirus, ndërsa aktualisht janë 136 raste aktive në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 8 raste të reja me Covid-19.

Top Channel