Hila: Kurti do bënte mirë të shkonte në bisedime me një dosje të të zhdukurve dhe të kërkonte llogari

15/06/2021 22:00

Analisti Dritan Hila i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkon në bisedime për të bërë shfaqje brenda vendit të tij.

Sipas Hilës, Kurti do kishte bërë mirë të kishte shkuar me një dosje të të zhdukurve dhe të kërkonte të kërkonte llogari për ta.

Hila: Kurti shkon në bisedime për të bërë shfaqje brenda vendit. Duke qenë se gjatë këtyre ditëve nuk ka realizuar ndonjë objektiv të paktën nga ato të bujshmet që pretendonte i duhet që ta zhvendosi konfliktin në bisedime me Vuçiç dhe përtej kësaj retorike që Kurti përcaktuaka kornizën e bisedimeve, se Kurti është me një shet që nuk e njohin të gjithë dhe varet nga indulgjencat e SHBA dhe jo BE, se Lajçak është është filoserb në karrierën e tij politike dhe Kurti nuk është më i dashuri i amerikanëve.

Kurti nuk mund të pretendojë të kondicionojë platformën. Kurti do kishte bërë mirë të kishte shkuar me një dosje të të zhdukurve dhe të kërkonte që të fillonte nga kjo pikë.

Të shkonte me këto, të fillonte me ca emra, të fillonte të kërkonte llogari pse serbët nuk po marrin masa për këta të zhdukur dhe pastaj mund të arrinte që pasardhësi i Vuçiç të kërkonte falje për krimet që kanë bërë serbët në Kosovë.

Top Channel