Kartmonedha 10.000 lekëshe do të jetë në qarkullim për përdorim në fund të muajit qershor.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko prezantoi sot dy prerje të reja të kartëmonedhave, 1.000 lekëshe dhe 10.000 lekëshe. Prerja 10 mijëshe është më e madhja deri më tani dhe del për herë të parë në treg me një prerje të ridizajnuar. Për këtë kartëmonedhë, është zgjedhur autori i Himnit Kombëtar, Aleksandër Stavër Drenova (Asdreni).

Kartëmonedha më e re, me vlerë 10,000 lekë, prezantohet sot. BSH prezanton sot dy kartëmonedha të reja, prerjet 1 mijë lekë dhe 10 mijë lekë, ku kjo e fundit është një prerje krejtësisht e re në serinë e kartëmonedhave shqiptare. Hedhja në treg për herë të parë përfaqëson në vetvete shkallën e zhvillimit të sistemit elektronik të pagesave, si dhe tregues të tjerë, që lidhen me trajtimin e parasë. Kjo shoqëron zhvillimin ekonomik të vendit dhe plotëson kërkesat e tregut për ta pasur. Prezantimi dhe hedhja e saj në qarkullim do të mundësojë një qarkullim më të mirë të parasë, duke ulur kostot e prodhimit, magazinimit dhe shpërndarjes, si dhe duke rritur efikasitetin e BSH. Gjithashtu, prezenca e kësaj prerje më të lartë rrit efikasitetin e BSH edhe për të administruar një stok, për të përballuar raste të rritjes së paparashikuar të kërkesës së tregut”, shpjegon Sejko.

PSE NJË SERI E RE?

Banka e Shqipërisë shpjegon:

Një nga përgjegjësitë kryesore të Bankës së Shqipërisë është të garantojë besimin e publikut në paranë tonë kombëtare. Ajo e bën këtë duke emetuar një kartëmonedhë që i komunikon publikut shqiptar siguri dhe qëndrueshmëri. Mbi 20 vjet pas hedhjes në qarkullim të serisë së vjetër të kartëmonedhave Lek, natyrshëm kishte lindur nevoja e përmirësimit me elemente të reja sigurie, për t’i bërë ato më të sigurta ndaj falsifikimit.

Kartëmonedhat tona shërbejnë edhe si mbartëse të identitetit kombëtar. Përmes mjeshtërisë artistike, ato promovojnë historinë e Shqipërisë dhe theksojnë kontributet e personaliteteve të saj. Për këto arsye, nga viti 2019, Banka e Shqipërisë filloi emetimin e një serie të re të kartëmonedhave Lek, me pamje të rifreskuar dhe elemente sigurie të përmirësuara. Kjo seri është prodhuar me teknologjinë më të fundit të fushës, duke u kujdesur njëkohësisht që edhe pamja e kartëmonedhave të jetë më moderne. Kartëmonedha 10000 Lekë emetohet dhe hidhet për herë të parë në qarkullim, duke pasuruar kështu serinë e kartëmonedhave të reja me një prerje tërësisht të re, në përputhje me nevojat e ekonomisë shqiptare.

Shtypja dhe hedhja në qarkullim e kësaj kartëmonedhe, me prerjen më të lartë 10000 Lekë, përfaqëson në vetvete përshtatjen e strukturës së kartëmonedhave me strukturën e çmimeve dhe pagave, zhvillimet e sistemit të pagesave, si dhe tregues të tjerë që lidhen
me trajtimin e parasë. Seria e kartëmonedhave shqiptare tashmë do të ketë këto prerje: 200, 500, 1000, 2000, 5000 dhe 10000 Lekë.

FOTO GALERI
4/24

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA