Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo nuk ishte në terezi sot të respektonte sponsorët e Euro 2020, teksa në konferencën e shtypit para ndeshjes së Portugalisë, hoqi nga tryeza dy shishe Coca-Cola të vendosura para tij.
Sportisti 36 vjeçar i fiksuar pas jetesës së shëndetshme, ka thënë dhe më herët që bezdisej nga fakti që djali i tij konsumon pije me gaz. Sot ai largoi demonstrativisht dy shishet e pijeve të sponsorve të vendosura para tij, para se të thoshte në portugalisht: “Pini ujë!’
Ai më pas vendosi para vetes një shishe ujë për pjesën tjetër të intervistës, para se të përmendte nëpër dhëmbë me përçmim te dukshem: ‘Coca-Cola’.
Ronaldo po fliste para ndeshjes së Portugalisë sot me Hungarinë në kryeqytetin e kësaj të fundit Budapest.
Deri tani as sponsorët Coca-Cola dhe as UEFA nuk kanë komentuar mbi “shkeljen” e modelit botëror të sporteve për milionë fëmijë e adoleshentë.
Coca-Cola ka sponsorizuar këtë turne prej rreth 30 vitesh që nga 1988.
Ronaldo, një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, njihet për fiksimin e tij më dietat e shëndetshme dhe regjimin e stërvitjes.
Është pikërisht fokusi i tij prej maniaku ndaj stërvitjes që e ka lejuar të luajë në nivelet profesionistë edhe tani në moshën 37 vjeçare.
Portugezi ka thënë se dieta e tij përbëhet nga gjashtë mini-vakte të shpërndara gjatë ditës, shumë fruta, perime, karbohidrate drithërash, proteina të pastra si ato të peshkut, pulkë ose gjel deti të gatuara pa vaj.
Pjata e tij e preferuar është ajo klasike portugeze ‘Bacalhau à Brás’ me peshk, qepë, patate, ullinj të zinj dhe vezë.
Top Channel