Gjyqtarët Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti “kokë më kokë” gjatë votimit, zgjidhen deri më tani dy anëtarët më të rinj në KLGJ
Pas gjetjes së viktimës Fridman Xhaferraj në një rezervuar në Vithkuq të Korçës, janë ngritur dyshimet e para të autorëve që kanë kryer vrasjen, pasi në trup iu gjetën shenja dhune.
Dyshohet se autor është Lulëzim Spahija dhe një 26-vjeçar me iniciale K.B, të cilët janë të dy nga Lushnja dhe janë shpallur në kërkim.
Viktima Fridman Xhaferraj nga fshati Plug i Lushnjës dyshohet se është vrarë pasi në trupin e tij janë gjetur shenja dhune.
Xhaferraj ishte personi i akuzuar për djegien me qëllim të 3 makinave në afërsi të një qendre tregtare ndërsa ishte lënë me masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Sipas të dhënave të policisë ai në datën 21 maj është liruar nga dhomat e paraburgimit duke u lënë në arrest shtëpie në fshatin Plug të Lushnjës. Shenjat e gjetura në trupin dhe kokën e viktimës kanë bërë që grupi hetimor të dyshojë se kjo mund të jetë një vrasje dhe se i riu para se te hidhej ne rezervuarin e Gjançit është dhunuar deri në vdekje diku tjetër.
Policia shprehet se po punohet për sqarimin e gjithë dinamikës së ngjarjes.
Paraditen e së dielës trupi i pajetë i të riut i gjet në bregun e rezervuarit ndërsa dyshimet e para të ekspertizës thonë se trupi ka qëndruar për disa ditë në ujë.
Top Channel