Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Samitin e NATO-s që po zhvillohet në Bruksel.

Krah liderëve botërorë, mes tyre presidenti i SHBA-së, Joe Biden, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, kreu i qeverisë ka shijuar performancën në sallën ku u organizua Samiti.

Rama shoqërohet nga drejtori i tij i Komunikimit, Endri Fuga, ndërsa është takuar homologun grek, Kyriakos Mitsotakis.

Të dy udhëheqësit kanë diskutuar rreth marrëdhënieve dypalëshe, si dhe për ecurinë evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të cilat Mitsotakis ka ripërsëritur mbështetjen e fuqishme të Athinës.

Në të njëjtën kohë, Mitsotakis dhe Rama ranë dakord që të dy vendet janë të gatshme të shpejtojnë negociatat për përfundimin e një marrëveshje të përbashkët ne lidhje me përcaktimin e kufijve të zonave të tyre detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Mitsotakis dhe Rama në Bruksel

Kujtojmë se ky është Samiti i parë i NATO-s ku Biden merr pjesë si President i SHBA dhe ai pritet të adresojë çështjet për Kinën dhe Rusinë.

Ndërsa me interes të veçantë pritet edhe takimi i tij me presidentin turk Erdogan në orën 17:05 minuta.

Presidenti amerikan përmbyll vizitën 8-ditore në Evropë me takimin në Gjenevë me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

FOTO GALERI
2/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA