Nesër hidhet shorti, ja kundërshtarët e mundshëm të shqiptarëve në Europë

14/06/2021 22:10

Në selinë e UEFA-s në Nyon do të hidhet nesër shorti për turin e parë eliminator të Ligës së kampionëve si dhe për turin e parë eliminator të Conference League, kompeticione ku garojnë edhe 4 klube shqiptare.

Pasditen e sotme UEFA ka zbuluar edhe 4 rivalët e mundshëm për çdonjërën prej skuadrave shqiptare, teksa ekipet që marrin pjesë në Conference League duket se nuk i pret ndonjë vështirësi e madhe.

Teuta do të garojë në turin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve dhe 4 kundërshtarët e mundshëm janë bullgarët e Ludogorets, mldavët e Sheriff Tiraspolit, gjeorgjianët e Dinamo Tbilisit dhe kazakët e Kairatit.

Më poshtë janë edhe kundërshtarët e mundshëm të Vllaznisë, Partizanit e Laçit, që do të garojnë në turet eliminatore të Conference League.

Vllaznia:
Fehervar (Hungari)
Sutjeska (Mal i Zi)
Petrokub Hincesti (Moldavi)
Siroki Brijeg (Bosnje)

Partizani:
FC Sfintul George (Moldavi)
Dinamo Batumi (Gjeorgji)
KF Llapi (Kosovë)
FC Urartu (Armeni)

Laçi:
FC Noah (Armeni)
Milsami Orhei (Moldavi)
FK Podgorica (Mal i Zi)
Dila Gori (Gjeorgji)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA