
22/02 19:47
Dita e sotme nisi me ndeshjen Skoci-Çeki, e vlefshme për grupin D në Euro 2020.
Pasi Anglia mundi Kroacinë 1-0, sfida që u luajt në “Hampden Park” të Glasgout nxori fituese ekipin e Çekisë, në një rezultat 2-0.
Goli i parë erdhi në fundin e pjesës së parë dhe atë e realizoi Patrik Schick. Ky i fundit nuk u ndal me kaq, por realizoi edhe golin e dytë për skuadrën e tij.
Një gol vërtetë i jashtëzakonshëm dhe vështirë se mund të kalohet nga ndonjë tjetër! Nga mesfusha, Schick sheh portierin jashtë porte dhe pasi shenjestron me saktësi, godet me një parabolë të pakapshme.
Topi u fut në rrjetë e bashkë me topin edhe portieri Marshall dhe kjo video nuk duhet humbur!
Top Channel