Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Marko Arnautovic mohonte sot se është ‘racist’ pas sharjeve kundër shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe ka kërkuar ndjesë për reagimin e tij pas golit të së dielës ne Euro 2020, edhe ne shqip.
Sulmuesi austriak shënoi golin e tretë në fitoren 3-1 të kombëtares së tij të drejtuar nga Franco Foda në grupin e luftuar C të Euro 2020, teksa futbollistë nga të dyja skuadrat u përfshinë në episode të tensionuara gjatë ndeshjes.
Arnautovic i cili ka luajtur më parë me skuadrat Stoke e West Ham në Britani, pas golit të tij kishte thënë sharjen raciste në drejtim lojtarit maqedonas Ezgjan Alioski “Ta ‘bëj’ nënën tënde shqiptare”, shkruan rrjeti Koha.
Reagimi i tij duket se lidhet me luftën e Kosovës, teksa babai i Arnautoviç është serb, ndërsa Alioski është me origjinë shqiptare.
Raportimet thonë se Arnautoviç bëri ofendimin e tij në serbisht me qëllim të kuptohej sa më mirë nga objektivi i sharjes.
Kapiteni austriak David Alaba shihej gjatë celebrimeve që mbante nofullat e Arnautoviç duke tentuar ta ndalonte të fliste përsëri, dhe vetem kur ai u qetësua Alaba hoqi dorën nga fytyra e sulmuesit.
“Dje përdora disa fjalë të rënda në emocion e sipër, për ato fjalë unë dua të kërkoj falje, sidomos për miqtë e mi në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. Dua ta them një gjë shumë qartë: Nuk jam racist! Kam shokë pothuajse në të gjitha vendet e botës dhe mbështes shumëllojshmërinë. Të gjithë që më njohin e dijnë këtë gjë”.
Në fund, ai e mbylli me një mesazh në gjuhën maqedonase dhe shqipe, duke thënë “Më falni”.
Top Channel