Euro 2020/ Arnautovic kërkon ndjesë për sharjen “Ta bëj nënën shqiptare!” në serbisht, pas golit kundër Maqedonisë së Veriut (fotot)

14/06/2021 15:43

Marko Arnautovic mohonte sot se është ‘racist’ pas sharjeve kundër shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe ka kërkuar ndjesë për reagimin e tij pas golit të së dielës ne Euro 2020, edhe ne shqip.

Sulmuesi austriak shënoi golin e tretë në fitoren 3-1 të kombëtares së tij të drejtuar nga Franco Foda në grupin e luftuar C të Euro 2020, teksa futbollistë nga të dyja skuadrat u përfshinë në episode të tensionuara gjatë ndeshjes.

Arnautovic i cili ka luajtur më parë me skuadrat Stoke e West Ham në Britani, pas golit të tij kishte thënë sharjen raciste në drejtim lojtarit maqedonas Ezgjan Alioski “Ta ‘bëj’ nënën tënde shqiptare”, shkruan rrjeti Koha.

Reagimi i tij duket se lidhet me luftën e Kosovës, teksa babai i  Arnautoviç është serb, ndërsa Alioski është me origjinë shqiptare.

Raportimet thonë se Arnautoviç bëri ofendimin e tij në serbisht me qëllim të kuptohej sa më mirë nga objektivi i sharjes.

Kapiteni austriak David Alaba shihej gjatë celebrimeve që mbante nofullat e Arnautoviç duke tentuar ta ndalonte të fliste përsëri, dhe vetem kur ai u qetësua Alaba hoqi dorën nga fytyra e sulmuesit.

“Dje përdora disa fjalë të rënda në emocion e sipër, për ato fjalë unë dua të kërkoj falje, sidomos për miqtë e mi në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. Dua ta them një gjë shumë qartë: Nuk jam racist! Kam shokë pothuajse në të gjitha vendet e botës dhe mbështes shumëllojshmërinë. Të gjithë që më njohin e dijnë këtë gjë”.

Në fund, ai e mbylli me një mesazh në gjuhën maqedonase dhe shqipe, duke thënë “Më falni”.

 

FOTO GALERI
2/4
Kapiteni austriak David Alaba shihej gjatë celebrimeve që mbante nofullat e Arnautoviç duke tentuar ta ndalonte të fliste

Top Channel