Bruno Fernandes është futbollisti me më shumë minuta në këmbë nga rreth 620 lojtarë në total që janë grumbulluar nga 24 skuadrat përfaqësuese pjesëmarrëse në Europian.
Ky është përfundimi i studimit të radhës të observatrit të futbollit, “CIES”, që ka analizuar aktivizimet e lojtarëve pjesëmarrës në Euro 2020 pas pauzës së kampionateve për shkak të pandemisë.
Nga 16 maji 2020, mesfushori luzitan ka zbritur në fushë kryesisht me Manchester United, plus Portugalinë, në 81 ndeshje për një total prej 6 472 minutash. Në këtë klasifikim të futbollistëve “më punëtorë”, i dyti renditet futbollisti i “Tre Luanëve”, Harry Maguire me 6 449 minuta në fushë në 72 takime. Edhe ky futbollist i Manchester United. Në shkallën më të ulët të podiumit, Gigio Donnarumma, i vetmi italian në 20-shen më të mirë dhe lojtari me moshën më të re. “Gardiani” i Italisë ka zbritur në fushës me Milanin dhe të kaltrit në 71 ndeshje, për një total prej 6 420 minutash. Donnarumma lë pas katër portierë që janë në top-10: Kasper Schmeichel, Hugo Lloris, Manuel Neuer dhe Thibaut Courtois.
Mes 20 futbollistëve me më shumë minuta, praktikisht i 15-ti, është Cristiano Ronaldo, i aktivizuar pas pandemisë në 68 ndeshje ose për 5 836 minuta. CR7 është dhe më i vjetri në moshë, thuajse 36 vjeç e gjysmë, në top-20. Lojtari pjesëmarrës në Euro 220, por me më pak minuta në këmbë është Rubin Colwill i Wellsit, që ka luajtur në vetëm 209 minuta nga 16 maji 2020 në radhët e Cardiff City-t.
Në nivel kombëtaresh, Anglia është e para për mesataren e minutave të luajtura nga çdo fillimisht me 4 442 minuta. “Tre Luanët” renditen para Portugalisë (4 258) dhe Gjermanisë (4 214). Në fund klasifikohen Maqedonia e Veriut me 2 595, Uellsi (2 704) dhe Sllovakia (2 738).
Top Channel