Asgjësohen 46 mijë rrënjë kanabis në Greqi, pranga 24 personave, mes tyre edhe shqiptarë (Pamjet)

14/06/2021 16:42

Policia greke ka asgjësuar një sasi të madhe bimësh narkotike në afërsi të Athinës.

24 të arrestuar dhe 46 mijë rrënjë kanabis, është bilanci i një prej sasive më të mëdha të asgjësuara në territorin grek.

Burime për policisë bëjnë me dije se kjo sasi e madhe narkotikësh është gjendur në një serë, në të cilën duhej të mbillej kanabis industrial, por trafikantët e kishin kthyer në një plantacion droge!

Autoritetet thonë se kanë verifikuar deri më tani mbi 18.000 rrënjë kanabis të jenë sativa, ndërkohë që po vazhdon analizimi i rrënjëve të mbetura dhe asgjësimi i tyre.

Po ashtu, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të madhe parash, mbi 62.000 euro cash, si dhe një armë automatike.

Në kuadër të këtij operacioni, policia ka vënë nën pranga 24 persona, 6 prej tyre me nënshtetësi greke, ndërsa raportohet se mes tyre mund të jenë edhe disa shqiptarë, disa nga Pakistani dhe nga Iraku.

FOTO GALERI
4/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA