Vuçiç akuzon deputetin për “ngacmim seksual” pasi i dërgoi një puthje, reagimi i tij shkakton të qeshura në parlament
Ka përfunduar vizita e sotme e Jakup Krasniqit në Kosovë.
Vizita iu lejua nga Trupi Gjykues për arsye bindëse humanitare. Shkak për këtë vizitë ishte gjendja shëndetësore e bashkëshortes së tij, e cila, sipas familjarëve, nuk është stabile dhe së fundmi kishte marrë trajtim mjekësor në Turqi.
Kjo ishte hera e dytë që Krasniqit i lejohej të vizitonte Kosovën gjatë qëndrimit në Hagë. Herën e parë, ai ishte kthyer në vendlindje pas vdekjes së vëllait.
Gjatë qëndrimit të tij, para shtëpisë kishin mbërritur edhe disa aktivistë të organizatës “Liria ka emër”, të cilët kishin shprehur dëshirën për ta takuar. Krasniqi është dënuar në shkallën e parë me 25 vite burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë për krime lufte.
Top Channel