Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) njoftoi se brenda kornizës së Nismës për Ndihmë për Ukrainën (USAI), “ushtrisë ukrainase iu siguruan 150 milionë dollarë ndihmë ushtarake, përfshirë pajisjet e luftës elektronike”.
“Në kuadër të USAI-së, Departamenti i Mbrojtjes ka siguruar një paketë të re ndihme prej 150 milionë dollarësh që përfshin trajnimin dhe mbështetjen e pajisjeve për të ndihmuar forcat ukrainase të ruajnë integritetin territorial të vendit, të sigurojnë kufijtë dhe të përmirësojnë ndërveprimin me NATO-n”, thuhet në deklaratën e Pentagonit.
Ndihma prej 150 milionë dollarëve është pjesë e 250 milionë dollarëve të ndara për Ukrainën nga buxheti i mbrojtjes të vitit fiskal 2021 të Kongresit të SHBA-së.
Top Channel