24/11 22:56
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 599.181, prej të cilëve 431 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 33.438.248, me 11.315 raste në 24 orët e fundit. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,8 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 63 mijë të vdekur.
Në SHBA deri më tani janë vaksinuar mbi 172 milionë persona, prej të cilëve mbi 142 milionë kanë marrë dozën e dytë.
Top Channel