Një 17-vjeçar është vënë nën prangat e policisë së Elbasanit për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.
Shtetasi me inicialet E.P., akuzohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë një 29-vjeçar, i cili ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
“E. P., 17 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. Z., 29 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel