27/12 22:33
Lunatikët vazhdon të mbetet rubrika e preferuar e simpatizantëve të partive politike në vendin tonë. Deklaratat dhe batutat në këtë emision nuk kanë të sosur, por gjithçka me një qëllim të caktuar : të përfaqësohet zëri i vërtetë i shqiptarëve.
Këtë javë në një debat të ashpër për çeshtjen Meta, të pyetur nga Edi Manushi nëse akuzat ndaj Ilir Metës janë te drejta apo jo, lunatiku i panelit të djathtë u shpreh :
Parlamenti duhet ta akuzoj Ilir Metën për floririn dhe historinë me Dritan Priftin, jo për këto çështje që po e shkarkon.
Prandaj nuk ka moral politik parlamenti…
Ndërkohë replika të shumta ka sjell ky koment në studio, pa munguar edhe ngritjet e zërit.
Top Channel