Kreu aktual i PD-së, Lulzim Basdha ka votuar ditën e sotme në selinë blu, ku ka dhënë edhe një deklaratë të shkurtër për mediat.
Ai është shprehur se po zhvillohet një proces pozitiv, ku një anëtar ka të drejtën e një vote, duke theksuar se është vlerë e shprehjes së lirë.
Basha nuk la pa përmendur edhe betejën e PD-së, në kundërshtim të qeverisë, ku sipas tyre do të bjerë poshtë regjimi Rama-Doshi.
“Dua ta falënderoj mediat, të gjithë demokratet e demokratët, të gjithë ata që janë kujdestarë të këtij procesi, këtij procesi unik të vlerave tona, ku një anëtar një votë, janë vlerat e shprehjes së lirë. E kemi nisur betejën për ndryshim për Shqipërinë për shqiptarët dhe do e çojmë deri në fund në përmbysje të regjimit Rama-Doshi”, tha Basha.
Kujtojmë se ai është në garë për postin e kreut të Partisë Demokratike bashkë me Edit Harxhin, Agron Shehajn, dhe Fatbardh Kadillin.
Rreth 75 mijë anëtarë të Partisë Demokratike priten ti drejtohen ditën e sotme qendrave të votimit, në 76 qendra në të gjithë Shqipërinë, ku do të votojnë për kryetarin e ri të kësaj force politike mes katër kandidatëve.
Votimi ka nisur që në orën 08:00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 19:00 në të gjithë vendin.
Top Channel