Zotimi i guvernatorit të Teksasit: Do ta ndërtojë murin me Meksikën

12/06/2021 03:13

Guvernatori i Teksasit Greg Abbott, është zotuar se do të ndërtojë murin në kufi me Meksikën, teksa rritet numri i migrimeve të paligjshme. Republikani Abbott ka thënë se ka ndarë 1 miliard dollarë nga fondet shtetërore për të rritur sigurinë në kufi.

“Ndonëse sigurimi i kufirit është përgjegjësi e Qeverisë federale, Teksasi nuk do të rri ulur teksa kriza rritet”, ka thënë Abbott. Një nga vendimet e para të presidentit amerikan Joe Biden, sapo ka marrë detyrën, ka qenë dhënia fund e ndërtimit të murit. Në muajin shkurt, Biden ka kthyer mbrapsht urdhrin emergjent të paraardhësit të tij Donald Trump për ndërtim të murit me Meksikën – një nga pikat kyçe të agjendës së ish-presidentit dhe ka thënë se nuk do të shpenzohen taksa shtesë në këtë projekt.

Ende nuk është bërë e qartë nëse Abbott ka autoritet për të urdhëruar ndërtimin e murit në Tekas. “Muri do të na ndihmojë të punojmë në ndaljen e valës së imigrimit të paligjshëm dhe për ndalje të kontrabandës ilegale”, ka thënë guvernatori në një konferencë për media.

Mirëpo ky plan pritet të përballet me sfida ligjore. Unioni Amerikan për Liri Civile i Teksasit, e ka konsideruar këtë vendim si “përpjekje e guvernatorit për të hequr vëmendjen nga dështimet në qeverisjen e tij”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA