Rama: Do hapim një segment në administratë për nëpunës publik digjital

12/06/2021 11:30

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë e përzgjedhur nga ‘Gati për Shqipërinë’.

Gentjana Agushi jeton dhe punon në Brooklyn prej 12 vitesh. Ka mbaruar studimet për administrim biznes, duke vazhduar më tej më studimet për financë ekonomik. Dëshira e saj është kontribuojë për vendin e saj.

Kryeministri u shpreh se po mendohet që të krijohet një administratë, që do të jetë një segment pune për nëpunësit digjitalë që duan të kontribuojnë në Shqipëri nga jashtë vendit.

“Ne jemi duke menduar për një reformë, e cila në japi mundësinë që ata të cilët, si rasti i Gentjanës, që duan të kontribuojnë në mënyrë sistematike dhe nuk duan të vijnë në Shqipëri, të hapim një segment të administratës të lartë për nën-punës publik digjital, që punojnë nga shtëpia”, tha Rama.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA