Maturantët protestojnë sot për provimin e tretë, atë të matematikës që dhanë ditën e djeshme.
Ankesa për vështirësi pa marr parasysh faktin se ata e kanë bërë mësimin online, i nxori sot në protestë ndaj Ministrisë së Arsimit.
Protesta janë zhvilluar edhe në qytete të tjera. Pak minuta më herët ka përfunduar protesta e maturantëve në Shkodër.
Maturantët akuzojnë që provimi ka qenë i një niveli tepër të vështirë, duke thënë se pjesën më të madhe të kohës që kanë zhvilluar provimin ata e kanë shpenzuar për të arritur të kuptojnë tezen e provimit.
Po ashtu, ata akuzojnë se gjatë dhënies së provimit, kanë pasur presione nga të deleguarit e arsimit dhe kështu nuk kanë mundur të japin më të mirën e tyre.
Një pjesë e mirë e maturantëve, të cilët janë medalistë në provimet e bëra shprehën zhgënjimin, nga nota 10 prisnin ata shpresojnë të mund të marrin notën 7. Një pjesë e mirë e tyre shprehën bindjen që pasi të marrin votën do të ikin menjëherë nga vendi.
Top Channel