Petrov “magjik”, i jep medalje të artë Shqipërisë në Europianin e Gjimnastikës!

12/06/2021 22:02

Një tjetër medalje për Shqiprinë e Gjimnastikës.

Matvei Petrov ka arritur të rrëmbejë medalje ari në Kupën e Botës në gjimanstikën artistike. Eventi që po zhvillohet në Osijek të Kroacisë, falë Petrov u bë e mundur që për herë të parë në historine e Gjimnastikës shqiptare që fitohet një medalje ari në Kupë Bote. Rusi perfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe kjo nuk është hera e parë që ai lartëson vendin tonë.

Më herët falë tij, Shqipëria fitoi medaljen e artë në Kampionatin Europian të Gjimnastikës që u zhvillua në Turqi.  Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Ai triumfoi në disiplinën e kaluçit me doreza, ku zuri vendin e parë. Një rezultat i papritur si për sportistin ashtu dhe për Shqipërinë. Ky sukses vjen falë atletit me origjinë ruse, Matvei Petrov që tashmë koleksionon një tjetër medalje të rëndësishme.

 

Top Channel